Lajmet e fundit
Rafa Benitez thuhet t'i ketë kërkuar presidentit të klubit transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Faqja italiane, Sport Mediaset ka raportuar se Rafa Benitez i ka kërkuar presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, ta transferoj sulmuesin e Inter, Mauro Icardi.
Argjentinasi 22 vjeçar ka shënuar 22 gola në 36 ndeshje në Serie A dhe 4 të tjerë në 10 paraqitje në gara tjera, sezonin që lam pas.
Icardi ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, La Massia për tre vite. Më pas, në vitin 2011 ai iu bashkua Sampdorias për të kaluar tek Inter dy sezona më pas.
Kartoni i Icardit vlerësohet 25 milionë euro dhe Benitez e do gjithsesi në Bernabeu, që Benzema të ketë konkurrencë, nëse Chicharito kthehet tek United.