Lajmet e fundit
Trajneri i Los Blanos synon që ta përforcojë sa më shumë mbrojtjen në ajër në përballjen e Los Blancos me Atheltic Bilbaon.

Rafa Benitez është duke përgatitur mbrojtjen në ajër, në mënyrë që skuadra të përballet me lojën në ajër të Athletic Bilbaos.
Trajneri do që të shtojë centimetra në mbrojtje në mënyrë që të mund të përballet me rreziqet që paraqet loja në ajër e baskëve.
Për ta bërë këtë, Pepe, Varane dhe Casemiro mund të jenë startues ndaj Bilbaos. Të tre lojtarët janë mbi 1,80 metra të gjatë dhe shumë të zhdërvjellët në ajër.
Prezenca e mesfushorit brazilian në fushë mund ndihmojë mungesën e gjatësisë në mbrojtje shkaku i gjatësisë së Marcelos dhe Dani Carvajalit.
Me Casemiron në fushën e San Mames, Benitez synon që të ketë shtatë futbollistë të gjatë mbi 1,80 metra, dy nga të cilët janë sulmues: Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.
Por, çelësi i gjithçkaje do të jetë performanca e treshes së mbrojtes.