Lajmet e fundit
Rafa Benitez është pajtuar që të ecet përpara në transferimin e gardianit të Manchester United në Madrid.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe trajneri i ri, Rafa Benitez, darkuan bashkë të martën mbrëma.
Dyshja shfrytëzoi mundësinë për të njohur më mirë njëri tjetrin dhe për të diskutuar planet për sezonin e ardhshëm.
Benitez mësohet të ketë dhënë dritën e gjelbër për transferimin e David de Gea në Madrid. Kështu spanjolli mund të bëhet nënshkrimi i parë i Real Madrid këtë verë, megjithëse Manchester United po i vështirëson punët.
Garfiani eshtë në pritje të një marrëveshjeje mes klubeve dhe thuhet të jetë shumë i eksituar për të ardhmen e tij. Megjithatë, deri në zhvillime tjera, De Gea do të vazhdojë punën në kampin e kombëtares spanjolle, deri më datën 14 qershor, kur Spanja përballet me Bjellorusinë.