Lajmet e fundit
Trajneri i Real Madrid ka thënë se sulmuesi Karim Benzema nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu kësaj vere.

Benzema ka qenë i përfolur se do të kalojë te Arsenal, pas interesimit të trajnerit Arsene Wenger.
Francezi sot ka shënuar golin e parë për Real Madrid në fitoren prej 4:1 kundër Manchester City.
“Gjithmonë them të njëjtën, nuk duhet folur për dikë që është lojtar i dikujt tjetër. Në këtë rast Benzema është lojtar i yni dhe nuk kam se çka të flas. Jam i sigurt se ai do të qëndrojë”
Ai ka thënë se edhe vet Benzema është i lumtur në Madrid, ai është duke kaluar nëpër formë shumë të mirë, në shumë ndeshje ai vazhdon të zgjedhet lojtari i ndeshjes, transmeton Klan Kosova.