Lajmet e fundit
Sulmuesi ka luajtur si numër ‘10’ gjatë para-sezonit, por trajneri thotë se ai do të mund të luajë edhe në pozita tjera.

Rafa Benitez është i gatshëm t’i japë Gareth Bales lirinë për të luajtur në pozita të ndryshme sezonin e ri, me synimin që të nxjerrë sa më shumë rezultate nga uellsiani.
Anësori është kritikuar nga fansat për performanca jo të mira sezonin e shkuar, ndërsa ka kaluar një krizë të mungesës së vetëbesimit pas dështimit të klubit në të gjitha garat.
Por, gjatë para-sezonit ai luajti si numër ‘10’, prapa Benzemas, me qëllimin që të jetë sa më efektiv.
“Bale prapa sulmuesit? Më pëlqen që të ketë pak liri”.
“Mendoj se në këtë mënyrë jemi më të paparashikueshëm”.