Lajmet e fundit

Menaxheri i Newcastle, Rafa Benitez, ka refuzuar që ta përjashtojë mundësinë e nënshkrimit me Fernando Torres këtë verë.
Torres ka lënë Atletico Madridin për Liverpoolin në vitin 2007, ku kishte luajtur nën komandën e Benitez, para se të rikthehej në Madrid në vitin 2015. Ndërsa sivjet përsëri spanjolli do të largohet nga Atleti.
“Mendoj se do të jetë e vështirë për të për të ardhur, jo sepse ne nuk duam”, ka thënë Benitez, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.
“Nuk e di çfarë ka në kokën e tij, por ndoshta ai është duke menduar për dikë tjetër”.
“Do të lutesha, por nuk mendoj se do të ishte e lehtë”.