Lajmet e fundit

Pep Guardiola do të jetë shumë i suksesshëm me Manchester Cityn.
Kështu ka thënë ish-trajneri i Real Madrid, Rafa Benitez, njofton Klan Kosova.
Pep do të marrë drejtimin e skuadrës që nga sezoni i ardhshëm dhe për këtë është arritur edhe një marrëveshje.
Benitez ka thënë se e çmon lart punën e Pellegrinit në Etihad, pasi që edhe ai i ka sjell klubit tituj, por që Guardiola ka thënë se do të sjell një frymë të re në Premier League.
Rafa ka thënë se bashkëkombësi i tij do ta forcojë Cityn shumë, skuadër e cila po ashtu në luftën për tituj do të jetë “vrasëse”.