Lajmet e fundit
Trajneri i ‘Los Blancos’ i është kundërpërgjigjur homologut të tij tek skuadra katalane.

Rafa Benitez beson se është në “detyrimin” e Luis Enriques që të besojë në skuadrën e tij.
Enrique në një intervistë për mediat spanjolle pati thë se “skuadra që ai drejton është favorit për të fituar La Ligën sërish”. Sipas tij, megjithë rezultatin e dobët ndaj Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës, Barcelona është mjaftueshëm e fortë për të mbrojtur titullin.
Por Benitez mendon se homologu tij, përveç që e ka njëfarë detyrimi për ta parë si të tillë skuadrën e tij, nuk e ka vlerësuar mirë Realin.
“Enrique e sheh Barcelonën favorit? Ai duhet ta thotë këtë gjë, por mendoj se Reali është skuadër e madhe që mund dhe do të luftojë për titull”.