Lajmet e fundit
Rafa Benitez ka vendosur që të shtoj punën e skuadrës duke dyfishuar stërvitjet gjatë parasezonit të skuadrës.

Menaxheri i ri i Real Madridit ka vendosur që të filloj me punë të madhe që nga dita e parë më turnetë e klubit në Australi dhe Kinë.
Benitez ka aranzhuar stërvitje të dyfishta për lojtarët gjatë gjithë tournamentit.
Ndryshe nga spanjolli, Carlo Ancelotti ishte shumë më fleksibil gjatë parasezonit të skuadrës në SHBA.
Rafa do të kthehet në Madrid më 1 korrik, nga kur do të ketë nëntë ditë kohë për të planifikuar parasezonin.
Më datën 12, skudara udhëton për në Australi ku do të ndeshet me Romën më datën 18, me Manchester Cityn më datën 24, me Interin më datën 27 dhe me Milan më datën 30.
Pas këtyre takimeve skuadra do të ketë disa ditë pushim, para se t’u rikthehen stërvitjeve intensive për tu përgatitur për Audi Cup, në Munich, më 4 dhe 5 gusht.
Trajneri i fitnesit, Paco de Miguel e di se skuadra do të jetë në formën më të mirë pas kthimit nga Melbourne, sepse udhëtimi në Kinë do të jetë i gjatë dhe i lodhshëm.