Lajmet e fundit

Benfika pritet që të provojë ta emërojë trajner Mauricio Pochettino-n, sipas raportimeve nga TSF, përcjell Klan Kosova.
Pochettino është top prioritet i këtij klubi, dhe presidenti i klubit, Luis Felipe Vieira po përgatitet që të luftojë deri në fund për ta siguruar nënshkrimin e tij.
Kjo lëvizje pritet të vijë pasi së fundi u përfol që gjiganti portugez është gati që t’i ndajë rrugët me trajnerin aktual, Bruno Lage, pas humbjes së fundit të tyre nga Maritimo.