Lajmet e fundit

Benfica ka njoftuar se ka transferuar futbollistin brazilian Marcos Leonardon.
Sulmuesi 20-vjeçar ka nënshkruar kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2029.
Ai sezonin e kaluar ishte pjesë klubit Santos, të cilin nuk mundi ta shpëtonte nga rënia në Serie B braziliane.
Siç ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Leonardo ka kaluar te Benfica për shifrën e 18 milionë eurove. /Klankosova.tv.