Lajmet e fundit

Pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin e barabartë 1:1, ndeshja mes Wolfsburg dhe Bayern Munich nxorri fituesin vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Robben kishte realizuar golin nga loja e rregullt pet Bayernin, ndërsa Bendtner pak para përfundimit të ndeshjes barazoi rezultatin për të dërguar ndeshjen në penalti.
Pas ekzektumit të penaltive më të mirë u treguan futbollistët e Wolfsburg të cilët edhe e fituan këtë duel me rezultat 5:4.
Në këtë ndeshje shënoi edhe transferimi më i ri i Bayern, Arturo Vidal nga pika e bardhë.
Bendtner përsëri ishte vendimtar duke realizuar edhe golin e fundit nga penaltia, transmeton Klan Kosova.