Lajmet e fundit
Pas kërkesës së Ramos për t'u larguar, Real Madrid ka shënjestruar disa mbrojtës të caktuar përfshirë edhe atë të Bayern, Mehdi Benatia.

Real Madrid raportohet të jetë i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munchen, Mehdi Benatia.
Kjo pas kërkesësë së qendërmbrojtësit Sergio Ramos që të largohet në drejtim të Manchester United, pas dështimit të bisedimeve për të nënshkruar kontratë të re, të përmirësuar me ‘Los Blancos’.
Lojtari është transfer i vitit të kaluar nga Roma, që skuadrës bavareze i kushtoi 25 milionë euro.
Ditë më parë ishte raportuar se skuadra mbretërore ishte interesuar edhe për Nicolas Otamendin e Shkodran Mustafin, të dy mbrojtës të Valencias.