Lajmet e fundit
Reprezentuesi i Marokos po kërkohet nga Interi,por ai ka deklaruar se dëshiron ta përfundoj kontratën me kampionët e Bundesligës.

Medhi Benatia ka hedhur poshtë raportet se ai mund ta lë Bayern Munchen këtë verë, duke insistuar se ai dëshiron ta fitoj Ligën e Kampionëve me skuadrën bavareze.
Mbrojtësi marokene ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Bayernin kur u transferua nga Roma verën e kalur për një shumë prej 26 milionë eurove dhe ka luajtur rol kryesor në fitimin e Bundesligës.
“Cdo verë flitet për transferime të mundshme,por realiteti është që unë kam një kontratë me Bayernin dhe dua ta respektoj atë”, tha qendër-mbrojtësi për Mountakhab Tv,transmeton Klan Kosova.