Lajmet e fundit

Arsenali do ta ketë një mungesë të rëndësishme kundër Chelseat, pasi që Ben White nuk po ndjehet mirë dhe për këtë arsye do të jetë i pa disponueshëm.
23-vjeçari iu bashkua Arsenalit këtë verë në një marrëveshje prej 50 milionë funteve.
White ka bërë një paraqitje zyrtare për Arsenalin deri më tani, ai luajti 90 minutat e plota të humbjes 2-0 të Arsenalit nga Brentford, në ndeshjen hapëse të sezonit të premten e kaluar.
Mungesa e White do të jetë një goditje tjetër për skuadrën e Artetas, pas lëndimeve të Thomas Partey dhe Eddie Nketiah.
Nga ana tjetër, Pierre-Emeric Aubameyang u stërvit me skuadrën e Arsenalit të shtunën, kështu që mund të jetë një opsion për Mikel Arteta. /Klankosova.tv./