Meghan Markle sapo është bërë me një djalë dhe së shpejti mund të ketë edhe një binjake.
Tanya Ricardo nga Houston e do aq shumë dukeshën e Sussex sa është e gatshme të hyjë nën thikë që të duket si ajo.
"Ajo është e këndshme, një grua shumë e këndshme", ka deklaruar Ricardo për Inside Edition. "Dua atë që ajo ka dhe unë jo", shtoi ajo.
Tanya, gruaja 30-vjeçare, profesioniste e industrisë së naftës dhe nënë, kohët e fundit iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh, duke bërë tetë procedura të ndryshme, përfshirë reduktimin nën mjekër dhe bark, ijet, ngritjen e vitheve dhe konturimin dhe mbushjen e mollëzave.
"Ajo ka forma aq të mira trupore. Dua të dukem si ajo, me vithe tërheqëse dhe stomak të sheshtë".
Ricardo e pranoi se vendimi i saj për t'u bërë kopja e dukeshës ka shkaktuar reagime të forta në mesin e miqve dhe familjarëve të saj.
"Ata thonë se jam shumë e çmendur për ta bërë këtë, por nuk ma ndien", u shpreh Tanya.
https://www.youtube.com/watch?v=RK-Tc45hFow
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.