Lajmet e fundit
Zjarrfikësi merr pjesë në diplomimin e vajzës, së cilës ia ka shpëtuar jetën para 17 vitesh. Studentja dhe zjarrfikësi janë ribashkuar përmes Facebook-ut, para ribashkimit emocional në diplomimin e saj.

Zjarrfikësi i pensionuar, 61 vjeçari Mike Hughes, ishte i ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit të Dawnielle Davison, së cilës ia ka shpëtuar jetën para 17 vitesh, kur ajo ishte nëntë muajshe, duke hyrë në ndërtesën e kapluar nga zjarri në vitin 1998.
“Ajo ishte e vetme brenda duke shqelmuar, kështu që unë e mora në shpejtësi dhe përmes derës së përparme ia dorëzova kolegut të parë që ishte jashtë”, tha Hughes.
Ky shpëtim i jashtëzakonshëm është raportuar në faqen e parë të gazetës lokale në Wenatchee, Washington, së bashku me fotografinë e tij duke e mbajtur foshnjën në krahë pas shpëtimit, transmeton Klan Kosova.
Hudges ka thënë se para disa vitesh ka vendosur ta kërkojë Dawnielle-n në Facebook, dhe gjatë këtij muaji edhe e ka pranuar ftesën nga ajo për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të saj.
Dawnielle ka deklaruar se gjatë diplomimit ka derdhur lot gëzimi përkrah njeriut që ia ka shpëtuar jetën, pasi siç ka thënë ajo, po të kishte pritur ai atëherë edhe 20 minuta për të hyrë në shtëpinë e kapluar nga zjarri , përfundimi i saj do të ishte drastik.