Gjatë gjithë pandemisë shumë njerëz nuk kanë qenë në gjendje të udhëtojnë dhe të eksplorojnë botën siç dëshirojnë.
Por, një përdorues i “TikTok”-ut, Ben Kielesinski, e ka bërë të mundur këtë duke postuar video të aventurave që i bënte rreth qytetit të tij në Vancouver, duke grumbulluar kështu miliona pëlqime gjatë rrugës.
Babai i tij ia mbolli në shpirt dashurinë për natyrën kur ishte fëmijë, por kur u bë adoleshent ai nuk e vazhdoi këtë gjë.
Sidoqoftë që kur COVID-19 përfshiu globin, Ben ka rizbuluar dashurinë dhe respektin e tij për natyrën dhe po ua përcjell atë ndjekësve të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=p0r0UNWeyM8
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.