Shkrimtari Ben Blushi ka bërë promovimin e librit “Parajsa Artificiale” edhe në Deçan.
Atje, të pranishëm ishin nxënës, asambleist si dhe komunarë, transmeton Klankosova.tv.
Blushi përgëzoi komunën e Deçanit për këtë aktivitet, madje theksoi se nuk do ta besonte që do të organizohej diçka e tillë kaq larg.
“Parajsa Artificiale” flet për një të ardhshme ku nuk do të ketë luftë.
Përveç promovimit të librit, Blushi u nderua edhe si ambasador i paqes nga Federata e paqes universale.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.