Lajmet e fundit

Aktori Ben Affleck, i cili kohëve të fundit e ka provuar edhe regjinë, do të luajë në serinë e katërt të filmave Batman. Mirëpo, po qarkullojnë thashetheme, se vet aktori do ta bëjë një regji të filmit Batman, i cili do të lansohet në vitin 2018.
The Latino Review, ka raportuar se një film i ri për heroin Batman, i titulluar The Batman, do të shkruhet nga Chris Terrino, i cili po ashtu ka bërë skenarin e filmit Argo me regji nga Affleck në vitin 2012.
Filmi më i ri Batman v Superman: Dawn of Justice, do të debutojë vitin e ardhshëm. Ndërsa, pritet që Affleck ta bëjë vet një të ri, shkruan gazeta britanike Telegraph, transmeton Klan Kosova.