Ben Affleck përfundoi duke iu bashkuar Jennifer Lopez-it në Met Gala 2021, që u mbajt të hënën në New York, shkruan Justjared, transmeton Klankosova.tv.
Aktori 49 vjeçar pati të veshur një kostum të zi. Ben dhe Jen u puthën para kamerave ndërsa po pozonin për fotografi.
Gala vjetore e Institutit të Kostumeve është ekuivalenti i Oskarit në botën e modës dhe ngjarja zakonisht mbahet të hënën e parë të majit, por u shty për në shtator 2021 për shkak të pandemisë.
Tema këtë vit është "Në Amerikë" dhe do të ketë një ekspozitë me dy pjesë, me pjesën e dytë që do të debutojë në Met Gala të vitit të ardhshëm.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.