02.09.2023 · përditësuar para 1064 dite1 min lexim
Real Madridi e ka mposhtur Getafen me përmbysje me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së katërt në La Liga.
Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët me anë të Borja Mayoral, në minutën e 11’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Joseli e barazoi rezultatin, në minutën e 47’. Derisa në skenë doli tjetër herë Jude Bellingham, duke ia siguruar fitoren Realit.
Real Madridi pas fitores renditet në vendin e parë me 12 pikë, pas 4 ndeshjeve. /Klankosova.tv.