Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin ka thënë se do të jenë një “moment i veçantë” rikthimi në Watford, këtë të shtunë, në ndeshjen që zhvillohet mes Watford dhe Arsenal.
Bellerin ka kaluar dy sezone më parë me Watfordin si huazim, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e tij e parë në Vicarade Road, por tash si kundërshtarë.
Gjashtë javore ka qenë periudha që ai ka kaluar i huazuar aty, ndërsa tash është bërë i pazëvendësueshëm në mbrojtjen e Gunners.
“Do të jetë moment i veçantë edhe pse aty kam kaluar një kohë të shkurtër, por aty kam takuar shumë njerëz, kam bërë edhe shokë”.
“Të luash në ekipin e parë në moshë të re është shumë e rëndësishme, e falënderojë Gianfranco Zolan për mundësinë e dhënë, kam mësuar shumë aty, para se të luajë në ekipin parë të Arsenal, ka thënë Bellerin, transmeton Klan Kosova.