Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin ende nuk ka hequr dorë nga titulli i Premier Ligës dhe udhëzon shokët e tij të skuadrës të rikthehen nga pushimi të mbushur me energji për ecjen finale.
Revolveristët kanë pasur një muaj të vështirë në mars, duke mbetur 11 pikë prapa liderëve Leicester City dhe janë eliminuar nga kupa FA dhe Liga e Kampionëve.
Megjithatë, Arsenal ka fituar 2 me 0 në fundjavë ndaj Evertonit duke siguruar tre pikë.
Dhe Bellerin ka bërë thirrje për ekipin nga Emirates të sigurojë rikthimin në javët e fundit për të kapitalizuar çdo lëshim të kundërshtarëve.