Lajmet e fundit

Secili futbollist i Arsenal thuhet se ka besuar që mesfushori Mesut Ozil nuk do të largohej.
Kjo për shkak të pasionit që gjermani ka për topçinjtë dhe Londrën.
Kështu ka thënë mbrojtësi i krahut, Hector Bellerin, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
Secili në stërvitje, secili në klub e dinte që ai do të qëndronte”.
“Ai është djalë që e do Londrën, a do Arsenalin dhe shumë i bjen disponimi kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, këtu mund ta dini se çka do të thotë klubi për të”.
“Secili në zhveshtore ishte i sigurt që ai do të qëndronte”.
Ozil ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin edhe për tre vjet e gjysmë.