Lajmet e fundit

Hector Bellerin është i gatshëm që të largohet nga Arsenali, sipas raportimeve nga Sky Deutschland, përcjell Klan Kosova.
Mbrojtësi spanjoll është frustruar nga mungesa e përparimit të skuadrës londineze, andaj është i gatshëm për një sfidë të re.
Bellerin ka tetë vjet që është lojtar i Topçinjve dhe ky është sezoni i tij i shtatë në të cilin po e djersin fanellën e tyre, mirëpo duket se sivjet mund të përfundojë rrugëtimi i tij me Arsenalin.