Ekonomisti Jakup Bellaqa vlerëson se pas shpalljes së pavarësisë, hap i madh pozitiv ka qenë anëtarësimi i Kosovës nëpër organizatat e mëdha ekonomike si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Për të, 17 shkurti i 2008-ës, nuk ishte vetëm hapje politike për Kosovën.
“Ka ndodhur edhe hapja ekonomike, sepse këto shkojnë bashkë. Pas shpalljes së pavarësisë ka pasur projekte të mëdha kapitale, si ‘Rruga e Kombit’”, është shprehur Bellaqa në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit më 2016, sipas tij ka qenë e arritur tjetër e madhe.
“Kosovës iu hapën dyert që prej një tregu të vogël, të kalojë në tregjet rajonale, ndonëse Serbia ka krijuar pengesa".
Për Bellaqën, Kosova mund të ecë edhe më mirë sa i përket rritjes ekonomike, derisa një prej problemeve më të mëdha të saj përmend kontrabandën.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.