Bella Hadid dukej e mahnitshme teksa ecte rrugëve në New York. Modelja kishte veshur një bluzë me rrjetë zbuluese dhe një fund me dizajnin e njëjtë si të bluzës.
Bella kishte veshur edhe një palë çizme të zezë dhe mbante një çantë të thjeshtë në krahë. Gjatë shëtitjes kishte vendosur një palë syze dielli dhe maskën në fytyrë, raporton Daily MAil, transmeton Klankosova.tv.
Më vonë ajo publikoi edhe një video në TikTok dhe kërkoi që ta ndiqnin në TikTok pasi që do të postoj video më shumë.
Modelja kohët e fundit shijoi një udhëtim veror në Francë pasi mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe në shfaqjet e modës në Paris.
Bella së fundi bëri publike lidhjen me të dashurin e saj Marc Kalman. Marrëdhënia e saj e fundit publike ishte me The Weeknd, të cilët u ndanë në vitin 2019, transmeton Klankosova.tv.


https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-9850477/Bella-Hadid-flashes-just-midriff-goes-braless-mesh-set-NYC-outing.html
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.