18.07.2019 · përditësuar para 2548 dite1 min lexim
Të gjithë e dinë se kur është fjala për motrat Hadid, Bella është zeshkanja dhe Gigi është biondja. Por jo më.
Bella ka publikuar një fotografi në Instastory në të cilën ajo është parë derisa një kalë i bukur i jep një puthje të madhe asaj, njofton Klan Kosova.
Edhe pse ajo nuk është në fokur të fotografisë sa miku i saj është e lehtë të shohësh flokët e saj të bardhë.
Një ndryshim që Bellën e bën të ngjasojë shumë me motrën e saj më të madhe, Gigin.
Modelja shpesh ndryshon ngjyrën e saj të flokëve, por sërish i kthehet stilit të saj të zeshkanes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.