10.04.2019 · përditësuar para 2650 dite1 min lexim
Falë blogerit belg, Hannes Coudenys dhe natyrisht edhe arkitektëve, Belgjika u bë e njohur për ndërtesat e saj të çuditshme.
Në vitin 2012, Coudenys vendosi të fillojë me dokumentimin e veçorive të arkitekturës belge në Instagram. Ai vuri re se për disa arsye, belgët kanë një botëkuptim ndryshe të asaj se çka është arkitekturë e mirë, kështu që këtë i duhej ta ndante me botën.
"Normalisht, nëse ju pëlqen arkitektura atëherë ju pëlqejnë edhe shtëpitë e bukura, por në Belgjikë kemi shumë arkitekturë të shëmtuar. Kështu që fillova t'i fotografoj", deklaroi ai, transmeton Klan Kosova.
Coudenys sqaroi se kur bëhet fjalë për arkitekturë, njerëzit në Belgjikë pëlqejnë të shkojnë kundër rrjedhës.
"Kjo po ndodh për shkak se rregulloret janë mjaft liberale dhe neve na pëlqen t'i dizajnojmë vetë shtëpinë tona të çuditshme", shtoi ai.
Ja disa prej përzgjedhjeve të tij:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.