Lajmet e fundit

Belgjika iu është bashkuar disa vendeve të tjera duke thirrur ambasadorin iranian lidhur me sulmin e Teheranit ndaj Izraelit.
Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Hadja Lahbib, thotë: "Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtjen më të madhe. Një përshkallëzim rajonal duhet të shmanget."
Gjermania, Franca dhe Republika Çeke kanë njoftuar tashmë se do të thërrasin të dërguarit iranianë në vendet e tyre, duke shtuar presionin ndërkombëtar ndaj Iranit.
Ndërkohë, Holanda thotë se do të rihapë nesër ambasadën e saj në Teheran pasi e mbylli atë për dy ditë për arsye sigurie.
Megjithatë, shtohet: “Siguria e përfaqësisë vazhdon të monitorohet nga afër, duke bërë të mundur një mbyllje të re në të ardhmen e afërt”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.