Lajmet e fundit
Humbja e Brazilit formoi një çift europian në gjysmëfinale të Rusia 2018 - mes Francës dhe Belgjikës, ndeshje që do të luhet në Shën Petersburg, ndërsa është hera e parë që në gjysmëfinale nuk do të jen as Gjermania, as Brazili as Argjentina

Fitorja e Belgjikës ndaj Brazilit me rezultat 2:1 në çerekfinale të Kampionatit Botëror Rusia 2018 nuk ishte e veçantë vetëm për faktin se seleçao ishte e fundit skuadër nga Amerika e Jugut.
Eliminimi i brazilianëve e bën sefte një tjetër zhvillim të veçantë në historinë e kësaj gare: kjo është e para herë që në gjysmëfinale të Botërorit s'do do jenë as Gjermania, as Brazili as Argjentina.
Përfaqësuesja gjermane nuk arriti të kalonte as grupet, pasi në ndeshjen e fundit u mposht nga Koreja e Jugut, ndërsa Argjentina u eliminua në një të gjashtëmbëdhjetën nga Franca.
Humbja e Brazilit formoi një çift europian në gjysmëfinale të Rusia 2018 - mes Francës dhe Belgjikës, ndeshje që do të luhet në Shën Petersburg.