Belgjika e ka shënuar fitoren e parë në Euro 2024 pasi mposhti Rumaninë me rezultat 2-0.
Golin e parë e shënoi Teielmans në minutën e 2-të të takimit, me pjesën e parë që nuk dhuroi më gola, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa në minutën e 64-të, belgët e shënuan edhe golin e dytë me anë të Lukakut, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Kurse, në minutën e 80-të, gol të rregullt shënoi Kevin De Bruyne, i cili u bë edhe më special pasi asistoi portieri belg, Casteels.
Në grupin E, të gjitha kombëtaret kanë nga tri pikë të grumbulluara, ndërsa tabelës i prin Rumania, pasuar nga Belgjika, Sllovakia e Ukraina.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.