Belgjika ka kaluar në epërsi ndaj Rumanisë qysh në minutën e 2-të të takimit.
Golashenues për belgët është Tielemans, i cili realizoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës.
Me këtë rezultat, gjendja në grupin E është më e komplikuara në të gjitha grupet e Euro 2024, katër kombëtaret kanë nga tri pikë.
Për momentin, Rumania është në vendin e parë, pasi ka golaverazh më të mirë se Belgjika e cila është në vendin e tretë, kurse pozitën e dytë e mban Sllovakia, e të katërten Ukraina.
Ndeshjen mes Belgjikës dhe Rumanisë mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.