Lajmet e fundit

Kombëtarja e Belgjikës e ka arritur edhe fitoren e dytë në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian.
Në duelin e sotëm, kjo kombëtare ka mposhtur 2:1 Danimarkën, shkruan Klan Kosova.
Poulsen në minutën e 2-të fillimisht kaloj danezët në epërsi.
Kurse, rezultatin e barazoi Hazard, dhjetë minuta pasi nisi pjesa e dytë. Ndërsa, golin e fitores Belgjikës ia dhurojë De Bruyne në minutën e 70-të.
L I V E
DANIMARKA - BELGJIKA: 1:2
90' Mbyllet ndeshja.
87' Fat i madh për Belgjikën. Pas goditjes me kokë të Braithwalte, topi godet vetëm shtyllën.
70' GOOL: De Bruyne shënon golin e dytë për Belgjikën.
https://twitter.com/eurohighlightz_/status/1405578973501853699
69' Damsagaard gjuan nga distanca, por portieri i Belgjikës tregohet i vëmendshëm duke larguar topin nga zona e tij.
55' GOOL: Hazard barazon rezultatin pas një aksioni fantastik të krijuar.
46' Fillon pjesa e dytë.
45'+1 Përfundon pjesa e parë. Danimarka bëri një lojë mjaft të mirë në këto 45 minuta, ku në minutën e dytë arriti edhe të gjejë golin. Kurse, Belgjika në asnjë rast nuk arriti të rrezikon portën kundërshtare.
https://twitter.com/AFPphoto/status/1405568168681218052
35' Damsgaard depërton mjaft mirë në zonën e Belgjikës, por goditja e tij përfundon pran portës.
27' Wass gjuan nga 25 metra largësi, por vetëm mbi portën e portierit të Belgjikës, Courtois.
24' Belgjika ende pa asnjë rast shënimi në këtë përballje.
10' Ndalet ndeshja për një minutë për nder të futbollistit Christian Eriksen, që të shtunën pësoi sulm në zemër. Të gjithë lojtarët, stafi përcjellës, gjyqtarët por edhe publiku duartokitën në këtë minutë.
https://twitter.com/nana_alaouie/status/1405560994496192513
6' Edhe dy raste të mira shënimi për Kombëtaren e Danimarkës që ta rrisë epërsinë.
2' GOOL: Poulsen zhbllokon rezultatin. 1-0 për Danimarkën. Goli vjen pas një gabimi në mbrojtjen e Belgjikës.
https://twitter.com/br_goal/status/1405557249460817920
1' Fillon ndeshja. Para sfidën, është parë një fanellë e madhe në fushë me emrin e futbollistit danez, Christian Eriksen që në këtë duel do të mungon si shkak i një sulmi në zemër që kishte të shtunën e kaluar.
https://twitter.com/rafal016/status/1405553307033247748
FORMACIONET ZYRTARE: