Lajmet e fundit

Me fitoren e mbrëmshme ndaj Izraelit me rezultat 3:1, reprezentacioni i Belgjikës i ka fituar pikët të cilat do t’ia mundësojnë të vendoset në vendin e parë të listës së FIFA-s, njofton Klan Kosova.
Belgët ishin të tretët në radhitje, pas Argjentinës dhe Gjermanisë, por tash janë të parët me 52 pikë më shumë.
Belgjika është reprezentacioni i parë në historinë e listës së FIFA-s që e zë vendin e parë pa e fituar asnjëherë Kampionatin Botëror apo Kampionatin Europian. Suksesi më i madh i saj ishte vendi i dytë në Europianin e vitit 1980 dhe i katërti në Botërorin 1986.
Deri më tash në vend të parë të FIFA-s kanë qenë vetëm shtatë reprezentacione: Brazili, Gjermania, Italia, Franca, Argjentina, Spanja dhe Holanda.