Lajmet e fundit
Belgjika e Adnan Januzaj renditet e dyta në ranglistën e kombëtareve të FIFA.

Belgjika ka bërë kërcimin më të madh në rangimin e Fifa, duke dalë e dyta para Argjeninës.
Kombëtarja e drejtuar nga Marc Wilmont nuk ka luajtur ndonjë ndeshje kohëve të fundit, por për shkak të zhvlerësimit të rezultateve paraprake.
Belgjika do të përballet me Francën, që tash renditet e nënta, e pastaj edhe me Uellsin, në kuadër të elemininatoreve për Euro 2016.
Renditjen e Top 10 ekipeve e plotësojnë, Kolumbia, Brazili, Holanda, Portugalia, Franca e Spanja.
Italia renditet e 13-ta ndërsa Anglia akoma më poshtë, e 15-ta.
Kërcimet më të mëdha në renditje i kanë bërë, Madagaskari që u ngjit për 37 vende, në pozitën 113 dhe Maldivet që ranë për 38 pozita, në të 178-ën.