Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 27 maj për të zhvilluar seancën e parë ndaj Fredi Belerit. Kryetari i Bashkisë së zgjedhur të Himarës është dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje.
Ai ka kërkuar pafajësinë, ndërsa seanca e parë do të mbahet më 27 maj në orën 10:00, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Në mars të këtij viti, gjykata e posaçme e dënoi kryetarin e zgjedhur të Himarës me dy vite heqje lirie, ndërsa bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi u dënua me shërbim prove.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me dyshimin se iu dha para qytetarëve në Himarë, në këmbim të votave në favor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.