Lajmet e fundit

Mbaji flokët bukur
Flokët janë kurora juaj. Kujdesuni! Një pamje e bukur është hapi i parë për të tërhequr dikë. Priti flokët rregullisht sepse është e rëndësishme që të jenë të shëndetshëm. Mbaji të pastër dhe të rregullt. Është vërtet e rëndësishme për një pamje tërheqëse. Vishni rroba që ju rrinë mirë Veshja ka vërtet rëndësi. Njerëzve u pëlqejnë ata që janë të veshur mirë. Kështu që tregoni kujdes me veshjet. Zgjidhni rroba që ju rrinë mirë në trup. Veshjet më të mëdha ose shumë të ngushta ju bëjnë të dukeni të çuditshëm. Shikojini njerëzit në sy Kontakti i syve është i rëndësishëm kur flisni me një person. Nëse e ruani kontaktin e syve, njerëzit do të ndihen të rëndësishme dhe të lumtur. Disa kanë ndrojtje për ta parë tjetrin në sy. Ky nuk është një problem i madh. Fillo me njerëzit më të afërt. Shikojini në sy kur flisni me ta. Pastaj provojeni me të huajt. Ecni me vetëbesim Kini vetëbesim kur ecni. E dini si ecet? Trupi i shtendosur dhe koka lart do ju bëjnë të dukeni me besim te vetja. Nëse dukeni me besim, do dukeni më tërheqës, pasi vetëbesimi është pjesë e saj. Mbani aromë të këndshme Askush nuk i ka qejf njerëzit që vijnë erë të pakëndshme. Të gjitha hapat për të qenë tërheqës do rrëzoheshin nëse do lëshonit një aromë të keqe. Kështu që kujdes. Bëni dush çdo ditë dhe përdorni deodorant rregullisht. Lajini dhëmbët rregullisht. Mund të përdorni medikamente për të larguar frymën e rëndë. Qetësohuni Jeni të shqetësuar gjithë kohën çfarë po mendojnë të tjerët për ju? Nëse po, duhet të mundoheni ta largoni këtë zakon të keq. Ki guxim të hapesh me të tjerët. Komunikoni me ta dhe mos u tregoni të rëndë. Nervozizmi nuk pëlqehet. Kështu që, shfaquni të sigurt e të qetë para njerëzve. Gjuha e trupit Gjuha e trupit është e rëndësishme. Nëse me gjuhën e trupit dukeni të zënë, njerëzit do të shmangin, shkruan revistaclass. Ato do mendojnë që nuk doni t’ju shqetësojnë, ndërsa nëse shfaqeni të lehtë dhe të qetë, njerëzit do ndihen komod për t’u afruar me ju.