Lajmet e fundit
Idetë mund t’i japin pamje tjetër çantës suaj, qoftë një çantë e thjeshtë e blerë në treg, apo një çantë firmato e vjetëruar.

Jepju rripave karakter Chanel
Zinxhirë me hallka të mëdha që nuk ju duhen dhe mjetet për t’i kapur pas rripave. Kaq ju duhet për ta kthyer çantën në një aksesor me tipare Chanel. Nëse keni një rrip që hiqet dhe vihet në çantë do e kishit më të lehtë, në të kundërt duhet të shqepni dhe të qepni sërish rripat aktualë, pasi t’i keni kaluar nëpër hallkat e zinxhirit. Zinxhiri duhet të jetë aq i gjatë sa të kalojë gjithë rripi në të. Rripat akrilikë janë më të lehtë për t’u futur në zinxhir.
Lidh një bandanë
Nuk ka asgjë më të lehtë sesa kaq. Lidhe ku dhe si të duash. Shallet pambuk, bandanat janë shumë në modë tani, por edhe shallet mëndafsh janë shumë elegantë.
Vizato dizenjon tënde
Edhe më origjinale! Vizato një çantë me dizenjon që të vjen në mendje. E sigurt që askush tjetër nuk do ketë një të ngjashme.
Ktheje në një aksesor rock’n roll me një rrip kitare
Ti mund të mos mbash asnjëherë kitarë në qafë meqë nuk di të luash, por kjo nuk të ndalon të ndjesh të paktën prekjen e rripit të saj. Gjej një rrip të këndshëm kitare dhe zëvendëso rripin e çantës me të. Do kesh një çantë rock’ n’roll.