Lajmet e fundit

“Vuçiq ka paralajmëruar se po shqyrton dorëheqjen brenda tre deri katër muajve. Por në anën tjetër po shqyrton edhe kandidimin e tij për kryeministër. Nëse ai do të kandidojë për kryeministër, po i lejohet Vuçiqit që të hyjë në zgjedhje në një rol tjetër. Pse presidenti Vuçiq është dashur të presë dy vite protesta, por tani po shqyrton mundësinë e dorëheqjes, sepse mandati i tij presidencial përfundon në vitin 2027 dhe kushtetuta e Serbisë nuk i lejon edhe një mandat të tretë që ta ushtrojë rolin e presidentit. Ai e ka menduar pozitën e ardhshme të tij sepse nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga politika”, tha Behluli për Klan Kosova.