Në Bibliotekën e Qytetit të Ferizajt është hapur sot ekspozita me librat e autorëve dëshmorë e martirë në nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, drejtoresha e Kulturës në Ferizaj, Xhemile Murati, theksoi se kjo do të shërbejë që gjeneratat e reja të mësojnë më shumë për periudhat, nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar.
Të nderuar me këtë ngjarje u shprehën edhe familjarët e autorëve që nuk jetojnë më dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe ndarja e çmimeve për lexuesit më të mirë të vitit 2021.
https://www.youtube.com/watch?v=bK_TITtUOCo
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.