Ndërtimi i një stadiumi të ri për Interin dhe Milanin në zonën e San Siros do të kushtonte 810 milionë euro, gati dyfish më shumë se ristrukturimi i “Meazzas”, i cili vlerësohet në 428 milionë euro.
Sipas dokumentit të dorëzuar nga klubet në Palazzo Marino, shpenzimet e përgjithshme për projektin e ri do të kalonin 1.2 miliard euro, duke përfshirë edhe qendrën multifunksionale.
Këto shifra bien ndesh me vlerësimet e vitit 2022 të komunës së Milanos, ku diferenca mes opsioneve ishte minimale.
Për më tepër, ndonëse ishte thënë se kostoja do të binte tërësisht mbi klubet, tashmë parashikohet edhe një kontribut publik prej rreth 36 milionë eurosh, për punime infrastrukturore dhe zhvendosje teknike.
Çështja ka ndezur sërish debatin politik në qytet, ndërkohë që vendimi përfundimtar pritet brenda shtatorit, para se në nëntor të hyjë në fuqi mbrojtja e unazës së dytë të stadiumit historik.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.