Qyteti Valls në Kataloni të dielën organizoi ngjarjen e parë tradicionale "castell" - ose kullën njerëzore - pa kufi të turmës ose masa të tjera të virusit që nga fillimi i pandemisë.
Spektakli - i mbajtur me rastin e festivalit Santa Úrsula - ishte një kthim i mirëpritur në normalitet për vendasit.
"Kastellat" e rajonit të Katalonjës është një nga traditat më të vjetra dhe më të forta të zonës.
Në përputhje me rregulloret vendore, të gjitha hyrjet në shesh ishin të hapura dhe nuk kishte kufizime në numra, megjithëse 'castellerët' ishin të detyruar të mbanin maska gjatë shfaqjes, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Tradita e ndërtimit të kullave njerëzore ose "kastellave" daton në shekullin e 18-të dhe zhvillohet gjatë festivaleve në Katalonjë, ku "kolegjet" ose ekipet konkurrojnë për të ndërtuar kullat më të larta dhe më të ndërlikuara.
"Kastellat" janë shpallur një nga kryeveprat e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit nga UNESCO.
https://www.youtube.com/watch?v=dJfMTlhA_Mw
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.