Lajmet e fundit

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë, duke përfshirë udhëheqësin e shumicës së demokratëve në Senat, Chuck Schumer dhe deputetin Hakeem Jeffries, dhe kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe Senatorin Joni Ernst, u bënë bashkë në tubimin pro-izraelit në Uashington DC, të martën, ku të gjithë u zotuan për mbështetje për Izraelin.
“Ne ndjejmë me ju. Ne qëndrojmë me ju. Dhe ne nuk do të pushojmë derisa të merrni të gjithë ndihmën që ju nevojitet. Ne nuk do të pushojmë derisa të merrni ndihmën që ju nevojitet”, i tha turmës Schumer, zyrtari më i lartë i zgjedhur hebre, duke iu referuar ndihmës për Izraelin që mbetet e ndaluar në Kongres, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët miratoi një projekt-ligj për të ofruar ndihmë për Izraelin, por demokratët e Senatit po e kundërshtojnë masën sepse nuk përfshin ndihmë të mëtejshme për Ukrainën, duke i vënë dy Dhomat në mosmarrëveshje. Projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve financon ndihmën për Izraelin përmes shkurtimeve të shpenzimeve që synojnë Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme.
Në fjalët e tij, Johnson tha se thirrjet për një armëpushim ishin "qesharake", duke e shtyrë turmën të thërriste "jo armëpushim".
Jeffries, ndërkohë, tha se Kongresi do të vazhdojë të mbështesë "të drejtën e padiskutueshme të Izraelit për të ekzistuar si një shtet hebre. Gjithmonë dhe përgjithmonë".
Dhe Ernst deklaroi mbështetje të palëkundur për "vëllezërit dhe motrat tona hebrenj", duke inkurajuar amerikanët që "të qëndrojnë të palëkundur në solidaritetin tuaj".
"Ne jemi këtu sot si republikanë dhe demokratë për t'ju siguruar se nuk do të tërhiqemi", tha ajo. /Klankosova.tv