Lajmet e fundit
Portieri Asmir Begovic do të kalojë te kampioni anglez, Chelsea.

Ai pas pesë viteve të kaluara te Stoke do të bashkohet në skuadrën e Jose Mohurinhos si zëvendësim për portierin Petr Cech i cili u bashkua me Arsenalin.
Shuma e transferimit të Begovic thuhet se është 8 milionë funta.
Boshnjaku do të jetë në garë me portierin tjetër, Courtois për të zënë vendin e titullarit në portën e The Blues.
Begovic me kontratën e re me Chelsean do të përfitojë nga 75.000 funta në javë.