Të premten janë zhvilluar gara kualifikuese në shtegun e Monacos në kategorinë Formula 3.
Shkaku që janë 30 garues në këtë shteg ndahen në dy grupe përcjell klankosova.tv.
Në grupi A shkëlqeu në kualifikime piloti Dino Beganovic duke e regjistruar kohën më të shpejtë prej 1:23:880.
Beteja ishte e fortë me pilotit Luke Browning the ky i fundit mbeti në vendin e dytë me vetëm 3 të mijtat diferencë.
Kurse vendi i tretë i takoi pilotit Sebastian Montoya.
E në grupin B u regjistrua edhe koha e përgjithshme më e shpejtë.
Këtu në top formë doli të jetë piloti i ekipi Hi Tech, Gabriele Mini që e regjistroi kohën më të shpejtë në Monaco prej 1:23:278.
Pas tij mbetën estonezi Paul Aron dhe braziliani Caio Collet.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.