Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti me rastin e mandatit të ri qeverisës.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka shprehur urimet për suksese në drejtimin e vendit drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së qytetarëve të Kosovës.
Ai ka theksuar bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që e presin vendin, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë postimi:
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.