Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Gjatë këtij votimi, një votë ishte kundër dhe gjithsej 14 abstenime.
Për këtë veprim ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka uruar Kosovën për këtë avancim.
"Urime, Kosovë, për zgjedhjen anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!", ka thënë Begaj. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.