Lajmet e fundit

Përmes një postimi në Facebook, Begaj theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, raporton Klankosova.tv.
“Me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen. Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkroi presidenti shqiptar. /Klankosova.tv